Categories Lajme

Gjenden 13 fëmijë shqiptarë në dy shtëpi në Prishtinë, pólicia jep detajet

Pólicia e Kosovës ka zhvilluar kontroll në dy shtëpi në Prishtinë ku gjeti 26 persona, mes të cilëve 13 ishin fëmijë. Pas informacioneve se tráfikoheshin qenie njerëzore, efektivët zbuluan se fëmijët e gjetur kishin lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria.

“Pólicia e Kosovës, gjegjësisht: Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të përkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë, më 18.08.2020, me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar dy lokacioneve (shtëpi) në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të informacioneve se në ato shtëpi qëndrojnë disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin víktima potenciale të tráfikimit me qenie njerëzore. Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 (njëzet e gjashtë) persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria”, njofton pólicia.

Po ashtu, pólicia ka bërë të ditur se në mesin e këtyre personave është hasur një 21-vjeçar nga Shqipëria i cili po bashkëjetonte me një 13-vjeçare nga Greqia. “Në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari M.S. (viti i lindje 1999) shtetas i Shqipërisë, i cili ishte duke bashkëjetuar me një shtetase të Greqisë të moshës 13 vjeçare. Pólicia në konsultim me prokuroren e rastit ka iniciuar veprën penále ‘bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktimës i është ofruar stréhim dhe trajtim sipas Proceduarve Standarde Vepruese të Drejtorisë për Hetimin e Tráfikimit me Qenie Njerëzore. Po ashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen e tyre”, thuhet në njoftimin e pólicisë. “Kurse, 24 (njëzet e katër) persona të tjerë të hasur në ato dy lokacione, janë trajtuar nga zyrtarë pólicorë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj. Të njëjtit, përmes PKK Vërmicë, janë kthyer në Shqipëri”, thekson njoftimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME