Categories Lajme

Gjenden në mes të rrugës 4 të rinj shqiptarë në Irlandë

4 emigrantë të jashtëligjshëm kanë përfunduar në prangat e policisë irlandeze. Bëhet fjalë për 4 të rinj shqiptar në të 20-at e tyre, të cilët u gjetën në mes të një rruge në rajonin e Midlands.

Ata u shoqëruan pranë Ballacolla, Co.Laois, nën akuzat e emigracionit të paligjshëm. Sipas mediave vendase, shqiptarë kanë aplikuar për azil, për të qëndruar në Irlandë.

Autoritete atje besojnë se të rinjtë u fshehën në pjesën e pasme të një kamioni nga Spanja drejt Irlandës. Trageti në të cilin ndodhej mjeti u ankorua në Ringaskiddy, Cork, përpara se kamioni të nisej për në Laois.

Policia lokale i zbuloi 4 të rinjtë rreth orës 22:30 të së hënës dhe pasi i morën të dhënat, ata u arrestuan për emigracion të jashtëligjshëm. “Ata ishin të sinqertë me oficerët e policisë për mënyrën sesi kishin shkuar në Irlandë, duke u shpjeguar gjithçka. Tani ata po aplikojnë për azil“, tha një burim për të përditshmen irlandeze “Independent”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME