Categories Lajme

Gjenden të groposura mbi 4 milionë euro/ Policia aksion kundër mashtrimeve tatimore

Karabinierët dhe Guardia di Finanza kanë zhvilluar një aksion në provincën e Brescianos ku kanë mundur të gjejnë një shumë të madhe parash, të cilat dyshohet se janë para të pista.

Përgjimet dhe “qentë e parave”, qentë e stërvitur për të nuhatur paratë e fshehura, ishin vendimtaret. Një pjesë e parave, mbi 4 milione euro, në fakt ishte fshehur nën tokë në Gussago, në një shtëpi ferme.

Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria e Rrethit të Breshias, çoi në 27 masa paraprake dhe konfiskimin e mbi 93 milionë eurove.

Hetimi

Sipas rikonstruksioneve të para, pas shumës së  parave të pista qëndron një familje me “bazë” në një fermë në fshatin Gussago, në provincën e Breshias. Jo shumë larg do të ishin gjetur më shumë se katër milionë euro, të groposura disa metra thellë.

Sipas hetuesve, paratë ishin sjellë në Itali përmes llogarive rrjedhëse të hapura jashtë vendit, në Kroaci, Rumani, Bullgari e deri në Kinë.

Në krye të organizatës së dedikuar për evazion fiskal sistematik, sipas hetuesve do të ishte Giuliano Rossini dhe gruaja e tij Silvia Fornari, tashmë në burg.

Arrest shtëpie është vendosur për djalin e çiftit, Emanuele dhe tezen e tij, Marta Fornari, shkruan Tg Com.

Mashtrimi

Hetimet nisën në vitin 2019, pas një denoncimi te karabinierët e Gardone Val Trompia: ishte zbulimi i 113 transfertave për rreth 34 milionë euro të kryera nga një kompani në Lodrino, e cila ishte e regjistruar në emër të një punëtori nga Val Trompia.

Pas hetimeve, u bë i mundur rindërtimi i një rrjeti të gjerë kompanish letrash (kompani false që prodhojnë letra kontabiliteti, si mbulesë për aktivitete të paligjshme ndaj organeve tatimore), të menaxhuara nga çifti Rossini – Fornari. Këto fatura false do të kishin shërbyer për të mbuluar blerjet dhe shitjet e zeza të metaleve me ngjyra. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME