Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 25-vjeçare në kanionin e Holtës, pas shpëtimit të 4 fëmijëve

Është rënduar situata në kanionin e Holtës në Gramsh, atje ku disa persona mbetën të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në kanion. Një vajzë rreth 25 vjeçe është gjetur e mbytur në kanion, teksa forcat RENEA, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë mundur të shpëtojnë nga rreziku i mbytjes 4 fëmijë të mitur.

Deri më tani kërkimet kanë vijuar për të shpëtuar dhe 2 persona të tjerë, një tjetër të ri si dhe një burrë rreth të 50-tave. Këta të fundit ende nuk janë gjetur.Shkak i ngecjes së pushuesve dyshohet të ketë qenë rritja e shpejtë e nivelit të ujit në kanion, si pasojë e shirave të rrëmbyer të kësaj të diele, çka kanë sjellë dhe ndryshime të nivelit të ujit.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, 3 autoambulanca të ardhura nga qyteti i Gramshit por edhe zjarrfikësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME