Categories Lajme

Gjendet e ngordhur një shqiponjë, specialistët: Me kohën do mbetet thjesht një simbol

Shqiponja është shpendi simbol i shqiptarëve…por duket se me kalimin e kohës ajo do t’i përkasë thjesht të kaluarës.

Një shqiponjë është gjetur e ngordhur disa ditë më parë në parkun arkeologjik industrial të Sazanit duke ngritur alarmin për zhdukjen e këtij shpendi. Në Shqipëri gjenden rreth 50-100 çifte shqiponjash, ose më konkretisht 100-200 shqiponja gjithsej, një numër i cili me kalimin e kohës ka ardhur në zbritje.

Janë disa faktorë që kanë ndikuar në uljen e numrit të shqiponjave duke filluar që nga ndryshimet e skajshme të ekosistemit, tek gjuetia e tyre për shitje përkundrejt një shume të caktuar parash ose për disa të tjerë edhe thjesht për t’i ekspozuar në ambientet e lokaleve.

Situata e tyre paraqitet serioze, për këtë arsye specialistët e mjedisit japin alarmin dhe bëjnë thirrje që të merren masa, për të shmangur fundin e trishtë…që shqiponja të mbetet thjesht një simbol në flamurin tonë kombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME