Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Cërrik të qarkut të Elbasanit.
Në fshatin Xibrakë, në Cërrik në banesën e saj është gjetur pa shenja jete shtetasja B.B., 45 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen të rrethanave të ngjarjes.
