Një 26-vjeçar është gjetur i dëmtuar në kokë në qytetin e Vlorës. I riu me inicialet O.L është gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen Pavarësia, ndërsa nuk dihet ende se çfarë ia ka shkaktuar dëmtimet në kokë.
I riu është dërguar drejt spitalit ku do të marrë dhe ndihmën mjekësore, ndërsa dihen pak detaje në lidhje me ngjarjen. Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se i riu ka pësuar gjendje të fikti, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
”Në lagjen “Pavarësia” shtetasi O.L., 26 vjeç, banues në Vlorë dyshohet se është rrëzuar në tokë për shkak se i ka rënë të fikët dhe si pasojë ka marrë një dëmtim në kokë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”, njofton policia.
