Categories Lajme

Gjendet i vdekur në makinë aktori i njohur, dyshohet se është vetëvrarë

Aktori i njohur koreano-jugor, Lee Sun-kyun, i njohur për rolin e tij në filmin “Parasite”, film fitues i çmimit Oscar, është gjetur i vdekur në një makinë në Suel të mërkurën, thanë autoritetet.

Ai është gjetur pas disa javësh hetim intensiv nga policia si i dyshuar për përdorim të drogës. Sipas policisë dhe ekipit të urgjencës, Lee është gjetur në një gjendje pa ndjenja në makinën e parkuar në një rrugë në veri të Seulit. Oficerët e urgjencës më vonë konfirmuan se ai kishte vdekur, sipas stacionit të policisë Seongbuk të Seulit.

Policia ishte në kërkim të aktorit 48 vjeç pasi mori një raport se ai ishte zhdukur, tha policia.Ata refuzuan të jepnin detaje të mëtejshme, përfshirë atë nëse Lee kishte vrarë veten. Por mediat koreano-jugore thanë se familja e Lee më herët të mërkurën raportoi në polici se ai u largua nga shtëpia pasi kishte lënë një mesazh të ngjashëm me një shënim për vetëvrasje. Sipas policisë, trupi i Lee u transportua më vonë në një spital në Seul.

Lee u shfaq në “Parasite”- fitues i çmimit Oscar për filmin më të mirë dhe tre kategori të tjera në vitin 2020. Ky ishte filmi i parë parë koreano-jugor dhe jo në gjuhën angleze, që fitoi një Oscar në atë kohë. Në film, Lee luante kreun e një familjeje të pasur. Ai u nominua për aktorin më të mirë në “International Emmy Aëards” për interpretimin e tij në trilerin fantastiko-shkencor “Dr. Brain” edhe vitin e kaluar.

Edhe para “Parasite”, Lee për një kohë të gjatë ishte një aktor i njohur në Korenë e Jugut. Ai u bë i njohur për rolin e tij në një serial dramatik televiziv të suksesshëm, “Coffee Prince (2007)” dhe fitoi popullaritet me dramën mjekësore “Behind The Ëhite Toëer (2007), “Makarona (2010)” dhe “Myster (2018)”. Lee iu nënshtrua hetimeve policore për akuzat se ai përdorte drogë të paligjshme. Ai ngriti një padi kundër dy personave duke pretenduar se ata e shantazhuan atë. Lee këmbënguli se ai ishte mashtruar për të marrë drogën dhe sipas tij ai nuk e dinte se çfarë po merrte.

Prej kohësh, Koreja e Jugut ka pasur shkallën më të lartë të vetëvrasjeve në mesin e vendeve të zhvilluara. Për shumë nga vetëvrasjet e të famshmëve, ekspertët kanë fajësuar komentet abuzive në internet dhe ngacmimet e rënda kibernetike

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME