Një shtetas francez është gjetur pa jetë në ambientet e banesës së tij në Vlorë.
Ende nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së tij, pasi është gjetur nga banorët, pa jetë.
Policia në vendngjarje po punon për shkaqet e vdekjes së shtetasit francez.
Vlorë/Informacion paraprak Sot, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pajetë, në banesën ku qëndronte, shtetasi francez G. B., 56 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
