Categories Lajme

Gjendet mjeku nga Fieri, i zhdukur 5 muaj më parë në Rinas

Gjendet pas 5 muajve mjeku ,Jetmir Shehu i zhdukur në Rinas. Pa Gjurme ka sjellë plot emocione mesditën e kësaj të marte, duke ribashkuar 32-vjeçarin me familjen e tij.

Jetmir Shehu me banim në SHBA, kishte udhëtuar drejt Shqiperisë qershorin e këtij viti dhe kishte humbur çdo kontakt me familjen. Fal informacioneve të mbërritura në Repor Tv u lokalizua menjëherë vendodhja e tij dhe u realizua takimi mes familjarëve, emocione që u percollën nga moderatorja e programit, Odeta Dume.

Falë publikimit të rastit në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV ku mbërritën live me dhjetra telefonata, njëra prej tyre lokalizoi ekzaktësisht vendndodhjen e të riut. Babai i 32-vjeçarit foli live nga studio me dëshmitarin në telefon, ndërsa stafi i programit u nis menjëherë në terren bashkë me familjarët në vendqëndrimin e autobusëve dhe furgonave në Terminalin e Kamzës, aty ku i riu u gjet.

Në mes të errësirës, në një zonë gjysëm të ndriçuar, ndërsa ora shënonte 17:43, pak sekonda ndanin përballjen e prindërve me shfaqjen e portretit të djalit për të cilin kishte folur dëshmitari. Kur nëna e njohu menjëherë të birin, emocione të forta përjetuan të gjithë, kur me lot gëzimi ajo i dha një përqafim plot mall.

Jetmiri shtangu, sapo pa familjarët dhe reagimi ndaj tyre ishte i akullt. Nga një djalë i rritur në Amerikë prej 20 vitesh dhe i arsimuar në fushën e mjekësisë, për 5 muaj me radhë Jetmiri ishte strehuar në zonën e Kamzës në kryeqytet, në një godinë të braktisur. Me një pamje të ndryshuar dhe me mjekër gjendja e tij emocionale dukej e rënduar, ndërsa mbante veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një jelek. Fjalëpak dhe i habitur, në intervistën që dha për gazetaren e ’Pa gjurmë’ Xhilda Durishti, 32-vjeçari dukej thuajse i përhumbur.

Gazetarja: Jetmir quhesh ? Jetmir Shehu: Po Jetmiri jam
Gazetarja: Po kërkoheshit në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’
Jetmir Shehu: Po, Gazetarja: Nuk keni pasur kontakt me familjarët ?
Jetmir Shehu: Po, korrekt, Gazetarja: Të kishte marë malli për familjarët t’i takoje ?
Jetmir Shehu: Jo. M’ka marr malli për gruan time të vërtetë

Babai i një vajze 3 vjeçe, Jetmir Shehu jetonte prej vitit 2000 në Chicago të Amerikës, bashkë me familjen e tij fitues të llotarisë Amerikane. Prej një viti ai ishte në prag divorci me bashkëshorten e tij, Besianën. Për shkak të pandemisë çështja mbeti pezull, ndërsa kjo ndarje edhe pse jo ende ligjërisht, u përjetua keq nga Jetmiri. Ai u kthye në shtëpinë e prindërve nga ku kaloi një situatë të vështirë depresioni.

Ky ishte momenti, kur ai vendos të kthehet në Shqipëri dhe kur sistemi TIMS zbuloi se ai kishte hyrë më datë 19 qershor 2021, nga aeroporti i Rinasit. Familjarët kishin bërë denoncimin në policinë, madje i kishin dërguar edhe një kërkesë Ambasadës Amerikane në Tiranë por nuk kishin marrë asnjë informacion zyrtar. 24 orë pas gjetjes së të birit, babai i tij Gëzim Shehu u shpreh i lumtur, ndërsa tregoi për hezitimin që pati në fillim për t’ju drejtuar emisionit ‘Pa Gjurmë‘, i cili me gjetjen e të birit e bëri të ndryshonte mendim.

Fillimisht unë nuk pata besim tek ju, por e pashë punën që bënit. Nderi im do ishte të isha në emision, t’ju falenderoja të gjithëve ju. Por për momentin unë jam në Fier bashkë me djalin. Ju kërkoj ndjesë, pasi e kisha të pamundur të shkëputesha prej tij në këto momente. Ju jeni të mrekullueshëm, se problemin e ndiqni deri në fund. Shqiptarët janë të mrekullueshëm. Dua të falenderoj të gjithëve ju që dhatë kontributin në gjetjen e djalit tim.

Edhe pse e patën të vështirë, familjarët arritën ta bindnin për ta marrë me vete Jetmirin, pasi ky i fundit nuk pranonte për shkak të problemeve që kishte shfaqur. Të lumtur që më në fund arritëm të bashkonim këtë familje, emisioni ‘Pa Gjurmë’ vijon misionin e tij me të tjera histori prekëse. shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME