Në orët e vona të së shtunës në Gracen të Elbasanit në segmentin e që tashmë njihet si rruga e vjetër Elbasan-Tiranë është gjetur një automjet tip Peugeot 307, me targa AA 352 TK i djegur pothuajse plotësisht. Paraprakisht dyshimet e policisë janë se ky automjet mund të jetë përdorur për aktivitet kri minal .Nuk janë të qarta rrethanat sesi mund të ketë ndodhur edhe ngjarja e dje gies së qëllimshme të tij dhe braktisur e qëllimshme në zonën e Gracenit ku prej të paktën 7 vitesh ka pak lëvizje.Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përdoruesve të auto mjetit të braktisur pas djegies së qëllimshme .
Categories
Lajme