Edhe pse jemi në kohë të pandemisë, për të përfituar shërbimet në zyrat e gjendjes civile, duhet të jesh i pajisur me maskë dhe doreza. Këto sportele aktualisht ofrojë vetëm 2 shërbime: regjistrimi i akteve të lindjeve dhe regjistrimet e vdekjeve, tha drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Dorecaj. Ata të cilët kishin aplikuar për karta identiteti apo pasaporta biometrike, para10 marsit, kur nisi izolimi, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre, por sipas një protokolli të përcaktuar për shmangur grumbullimet.
“Shpërndarja bëhet mbi bazën enjë kalendari dhe njoftimi të koordinuar, ku qytetari lajmërohet me një SMS dhe i kërkohet të paraqitet në sportel në një orar të caktuar. Qytetarët janë me një diferencë 10 minuta nga njëri-tjetri, për të mos krijuar konfuzion”. Drejtoria e Gjendjes Civile, thekson se po mendon shtimin e shërbimeve që ofrohen në sportelet e saj në javët e ardhshme.