Categories Lajme

Gjermania bën të detyrueshme mbajtjen e maskave nga qytetarët

Në qarkullimin urban, në supermarkete, dyqane, qytetarët gjermanë duhet të mbajnë nga e hëna maska mbrojtëse, prej pambuku të qepura vetë ose edhe shall pambuku. Por landet kanë rregullore të ndryshme për mbajtjen e maskave. Në landin Renani-Veriore Vestfali për shembull maskat duhen mbajtur edhe në stacione autobusi, në taksi, bankë, pika karburanti, postë apo klinika. Si land i fundit e vendos detyrimin e maskës të mërkurën edhe Saksonia.

Detyrimi i maskës është prej moshës 6 vjeç dhe nuk vlen për njerëzit e sëmurë apo shpesh edhe për punonjëset në kasë. Në shkolla, për nxënësit e klasave të maturës nuk është detyrim mbajtja e maskës në mësim, por rekomandohet në korridore apo në oborret gjatë pushimit.

Lidhur me gjobat në rast të shkeljeve, shumë lande gjermane në fillim do të reagojnë të rezervuara. Fillimisht do të jepen paralajmërime, por në raste të caktuara do vendosen edhe gjoba. Në Berlin apo Saksoni-Anhalt thuhet se nuk do të ketë penalizime. Në Renani-Veriore Vestfali u lihet në dorë komunave vendosja e gjobave. Bavaria është më e rreptë. Në rast të shkeljeve në publik vendosen gjoba deri në 150 euro. Për ata pronarë dyqanesh apo qendrash ku vihen re shkelje të detyrimit të maskës mund të vendosen gjoba deri në 5000 euro.

Ndërkohë të hënën Bundeswehri solli më shumë se 10 milionë maska profesionale për mjekët e infermierët nga Kina. Ministrja e Mbrojtjes, Anngeret Kramp-Karrenbauer i mori maskat në Leipzig në dorëzim, nga ku ato do të shpërndahen tek ministritë e Shëndetësisë së landeve. Kramp-Karrenbauer theksoi rëndësinë e furnizimit. Vendimi për lirime të mundshme të masave të Coronës “varet shumë nga sigurimi i pajisjeve duhura mbrojtëse”, tha ajo. Aktualisht 15.000 ushtarë gjermanë janë aktivë në luftë kundër Coronës./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME