Categories Lajme

Gjermania jep alarmin, të kthyerit nga Kosova më të infektuarit

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani është në rritje. Autoritetet  japin alarmin pasi në shtatë ditët e  fundit niveli i infektimeve ka qenë konstant më i lartë se më parë. Vetëm ditën e mërkurë janë regjistruar 1000 raste të infektuar me Covid-19.

Që prej fillimit të pandemisë Gjermania e ka patur situatën nën kontroll mirëpo sezoni i verës ka sjellë që situata të bëhet alarmante. Sipas autoriteteve shkaqet për rritjen e numrit të infektimeve janë të shumta pasi shumica e njerëzve mendojnë se rreziku ka kaluar,mos mbajtja e maskave, mos rrespektimi i masave higjenike dhe distancimit social . Ndër shkaqet kryesore është edhe numri i madh i personave të cilët po kthehen në Gjermani. Sipas institutit  Robert Koch personat e infektuar vijnë nga Ballkani Perëndimor dhe është fjala për Kosovën dhe Serbinë.

Nga Kosova brenda katër javësh janë kthyer 608 persona të infektuar me koronavirus raporton DW, ndërkohë vala më e madhe e infektimeve pritet të jetë gjatë muajit Gusht pasi pritet të kthehen më shumë qytetarë Kosovarë.

Autoritetet Gjermane po marrën masa për parandalimin e infektimeve pasi vetëm kështu mund të shmangin  një valë tjetër e cila do detyrojë të çojë vendin në izolim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME