Categories Lajme

Gjermania planifikon masa për mbylljen e vendit

Gjermania po përballet me një numër rekord të rasteve me koronavirusin e ri derisa vendet në të gjithë Evropën po shqyrtojnë masa më të ashpra për të parandaluar një valë të re të të infektuarve. Instituti gjerman “Robert Koch” njoftoi më 15 nëntor për më shumë se 34 mijë raste të reja me COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020, mbi 5 milionë persona janë infektuar ndërsa numri i viktimave ka arritur në mbi 97.000. Vala e katërt e pandemisë po bëhet një pjesë çështje kyçe e Qeverisë së ardhshme, derisa tri parti po negociojnë për të formuar atë pas zgjedhjeve të shtatorit. Social Demokratët, të Gjelbërit dhe FDP-ja po konsiderojnë masa më të ashpra nëse formojnë një qeveri, por është e paqartë se cilat janë ato.

Një projektligj i planifikuar për t’u votuar në fund të kësaj jave mund të zgjerojë rregullat pasi po planifikohet që të kërkohet testi negativ për COVID-19, dëshmi të shërimit ose vaksinimit në transportin publik, si dhe në vendet e punës. Parlamenti do ta votojë projektligjin në mënyrë që të hyjë në fuqi përpara skadimit të gjendjes së jashtëzakonshme në Gjermani më 25 nëntor. Përveç rregullave mbarëkombëtare, ligji i ri synon t’u japë 16 shteteve të Gjermanisë më shumë mundësi për të trajtuar pandeminë. Gjithashtu po planifikohet që të ketë më shumë kufizime për të pavaksinuarit. Shkalla e vaksinimit në Gjermani është 67 për qind. Sa i takon vendeve tjera, Italia u kërkon punëtorëve që të vaksinohen, ndërsa Austria u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që vendosi masën e izolimit për të pavaksinuarit. Ndërkohë, Franca ka vendosur sërish rregullën e mbajtjes së detyrueshme të maskave dhe ka ashpërsuar kërkesat e hyrjes nga një sërë vendesh, ndërsa Holanda ka vendosur masën e izolimit të pjesshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME