Categories Lajme

Gjermania tregon fuqinë, teste falas për Covid-19 për të gjithë udhëtarët që hyjnë në vend

Ministria e Shëndetësisë së Gjermanisë ka vendosur të ofrojë teste falas për koronavirus për udhëtarët që kthehen në të gjitha aeroportet gjermane, në përpjekje për ta parandaluar rritjen e numrit të rasteve për shkak të udhëtimeve gjatë verës. Sipas ministres rajonale të Shëndetësisë në Berlin, Dilek Kalayci, testimi fillimisht nuk do të jetë i obligueshëm dhe shteti do t’i mbulojë shpenzimet për të gjitha rastet, raporton “Schengenvisainfo”, transmeton Gazeta Express.

“Ata që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë duhet të testohen dhe ata që kthehen nga vendet pa rrezik gjithashtu do ta kenë mundësinë”, theksoi zonja Kalayci. Ajo shtoi se personat që kthehen nga vendet pa rrezik nuk do të testohen në aeroporte, por do të marrin test falas nga autoritetet shëndetësore lokale.

Qendrat e testimit do të vendosen në të gjitha aeroportet në mënyrë që personat e kthyer nga vendet me rrezikshmëri të lartë të testohen menjëherë pas ardhjes. Personat që nuk dëshirojnë të testohen ose ata që dalin pozitivë në testin për koronavirus do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Aeroportet në Frankfurt, Këln dhe Mynhen tashmë janë duke e zbatuar këtë skemë, ndërsa Berlini planifikon që t’i nisë testimet në aeroporte nga kjo javë, njoftuan autoritetet lokale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME