Categories Lajme

Gjermania zgjat izolimin deri më 7 mars

Qeveria gjermane ka vendosur që të zgjasë masën e izolimit të pjesshëm deri të paktën më 7 mars. Kancelarja gjermane, Angela Merkel u tha gazetarëve se numri i të infektuarve ka filluar të shënojë rënie pas më shumë se tre muajsh kufizime të ashpra që përfshijnë mbylljen e restoraneve dhe shumicës së dyqaneve.

Ajo e quajti këtë periudhë deri në muajin mars si shumë të rëndësishme për menaxhimin e pandemisë. Sistemi gjerman u mundëson landeve një fuqi vendimmarrëse dhe disa prej tyre u janë shmangur vendimeve të qeverisë qëndrore duke lehtësuar masat e izolimit.

Në vendimin e qeverisë gjermane parashihet që shkollat dhe qendrat e kujdesit të jenë të “para që do të hapen gradualisht”, mirëpo që iu është lënë në dorë landeve të vendosur se kur dhe si ta zbatojnë vendimin. Parukierët mund të rihapen më 1 mars nëse marrin masat e nevojshme higjienike.

Gjermania të mërkurën shënoi edhe 8.072 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në pak më pak se 2.3 milionë. Pothuajse 63.000 njerëz kanë vdekur, sipas Institutit gjerman Robert Koch./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME