Categories Lajme

Gjesti i 11-vjeçares shqiptare nga Britania: Dua të ndihmoj shqiptarët e prekur nga tërmeti (Video)

Një vajzë 11-vjeçare nga Anglia me prindër shqiptarë ka dërguar një mesazh përmes një video në “E Diela Shqiptare”. Sara ka dëgjuar për tërmetet në vendin tonë dhe është tepër e prekur. Ajo dëshiron që të japë kursimet e saj për të ndihmuar sadopak bashkëmoshatarët e saj. Mes lotësh, ajo kërkon leje nga babai i saj, për ta bërë diçka të tillë. Gjithashtu, Sara shpreson që çdokush të japë diçka për familjet e prekura, sepse ata nuk e meritojnë çfarë ka ndodhur.

Sara: Unë jam Sara, jam 11 vjeç. Jam shqiptare dhe jetoj në Londër. Më falni që Gjuhën Shqipe nuk e flas mirë. Arsyeja që po e bëj këtë video është sepse kam parë në lajme në Shqipëri, që ka patur shumë tërmete dhe unë ndihem shumë shumë keq. Kështu mendova të dërgoj kursimet e mia dhe t’i ndihmoj ata. Sigurisht më duhet leja e babit tim dhe mendoj të shkoj ta pyes tani.

Babai: Çfarë po bën, po më regjistron?

Sara: Po sepse pata një ide, sepse pashë në lajme që kishte shumë tërmete së fundmi.

Babai: Pse po qan, çfarë ka ngjarë?

Sara: Ndihem kaq keq për ta dhe mendoj që t’ju dërgoj kursimet e mia, është në rregull për ty?

Babai: Po vogëlushe, kujt do t’ja dërgosh?

Sara: Xhaxhi Arditit!

Babai: Mos qaj, dëgjo, sa para ke këtu?

Sara: Rreth 100 paund!

Babai: Do t’ua dërgosh atyre?

Sara: Po!

Babai: Je e sigurt?

Sara: Po!

Babai: Në rregull, mund ta bësh. Unë do t’i dërgoj.

Sara: Unë shpresoj që çdokush t’u dërgojë atyre të paktën 50 paund, t’i ndihmojë sepse nuk e meritojnë çfarë ndodhi, ata nuk kanë bërë asgjë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME