Categories Lajme

Gjeti age mjeksore brenda mishit të blerë, ia hodhi qenit, por ky i fundit…

Gjen age në mishin e gicit të blerë në dyqan, ballafaqohet me shitësin e dyqanit ai i thotë të shkojë t’i bëj analizat.

Pasi ankohet tek Fiksi, menjëherë në bashkëpunim më AKU-në Korçë, dyqanit të mishit në Pogradec i sekuestrohet mishi i gicit i cili ishte pa pullë thertoreje dhe mostra dërgohet për tu analizuar në ISUV.

Në Fiks Fare një zonjë nga Pogradeci, e cila kërkoi të mbetej anonime denoncoi faktin se kishte blerë mish gici në dyqan dhe në të kishte gjetur një age. Ajo thotë që mishin e kishte blerë në një dyqan ku blen gjithmonë, dhe ditën që do e gatuante vuri re agen në mish. “U frikësuam ndaj e hoqa nga gatimi, ja hodha qenit.

Qeni filloi të villte”- thotë ajo. Vajta u ballafaqova me shitësin e dyqanit dhe më tha nuk di çfarë të them, shko bëj analizat ku të duash.

Për këtë arsye ajo vendosi ta denonconte tek Fiksi për ta ndihmuar që këtij mishi t’i bëheshin analizat. Gjithashtu, zonja kishte edhe kuponin tatimor, të dyqanit ku kishte blerë mishin. Mishin dhe kuponin ajo ja vuri në dispozicion gazetarëve të Fiksit për të bërë verifikimet e mëtejshme.

Gazetarët e Fiksit kishin njoftuar drejtorinë e AKU-së Korçë e cila mbulon edhe Pogradecin. Ata erdhën menjëherë dhe sekuestruan mishin me agen dhe kërkuan të bëjnë një kontroll pranë dyqanit të mishit ku e pranishme do të ishte dhe kamera e Fiksit.

Fillimisht pronari i dyqanit që shiste mish gici, dhe shitësi u munduan ta mohonin faktin që gruaja ishte ballafaquar me ta, por kur gazetarët i vunë te dëgjonin ballafaqimin, shitësi e pranoi që kishte folur me gruan, por shtoi që ndoshta mishi nuk është i tyre dhe ajo ndoshta ka interesa të tjera që e denoncon. Fatura tha ai mund të gjej kushdo.

Pretendimi i tij u hodh poshtë nga inspektorja e AKU-së e cila i tha që i vetmi i interesuar në këtë rast është zotëria dhe jo zonja që është konsumatore. Ajo gjithashtu theksoi faktin që në këtë dyqan kishin gjetur mish gici, të pa vulosur.

Pra të pa kontrolluar dhe therur siç e kërkon ligji në thertore zyrtare. Sasia e mishit u sekuestrua. Për sa i takon ages së gjetur tha ajo, mund të jetë mbetje më momentin që i është bërë vaksina ose antibiotik. Megjithatë sasisë së mishit do t’i bëhen analizat përkatëse pranë ISUV.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME