Categories Showbiz

Gjeti kuletën e Meryl Streep me 2 mijë dollarë, shqiptari është heroi i ditës në SHBA

Një ndodhi interesante i ka bërë vaki aktores me famë botërore Meryl Streep, që mësoi zemërgjerësinë e shqiptarëve. Ngjarja u tregua nga një gazetar i CNN.

Teksa po drejtohej në studiot e gjigantit CNN, asaj duket se aksidentalisht i ka rënë kuleta e cila kishte dy mijë dollarë (1,800 euro). Një shifër goxha e madhe për njerëzit e thjeshtë.

Dhe si për rastësi, kuletën në fjalë e ka gjetur një shqiptar nga Kosova, i cili e ka dorëzuar menjëherë atë te autoritetet, për t’ia dërguar më pas aktores Streep duke kujtuar dhe mësimin e babait.

Lajmin e bëri të ditur gazetari i njohur i CNN-it, Bill Weir, përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. Ai e etiketon djaloshin si mjaft të dashur dhe të mirësjellshëm.

“Djaloshi i ëmbël nga Kosova që punon në ndërtesën time vuri re një portofol në rrugë një natë tjetër me 2000 dollarë (1,800 euro) në të.  Ai kontrolloi ID-në. Është Meryl Streep.

“‘Babai im gjithmonë thoshte se nëse gjen diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja’. Ai refuzoi një shpërblim derisa Meryl insistoi. Njerëz të mirë”, shkroi Weir në Twitter.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME