Categories Lajme

Gjiknuri: Me banorët e Kërkovës, Në 8 vite me PD u bënë vetëm 2700 legalizime ndërsa në qeverisjen e PS janë rreth 16,000 legalizime

Ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste ishte Kërkova, Damian Gjiknuri në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Gjiknuri u njoh me problematikat e zonës ndërsa theksoi se është pikërisht domosdoshmëria për investime në zonat rurale që e ka bëri të përfaqësojë këto zona në zgjedhjet e 25 prillit si një zë i fuqishëm, për të kërkuar vazhdimisht investime për fshatin Kërkovë dhe për të gjitha zonat rurale të qarkut Vlorë.

“Zgjodha të jem pjesë e listës së Partisë Socialiste duke mbuluar zonën tuaj me qëllim për të nxitur më shumë investime, të kem më shumë akses në vendimmarrje dhe kryesorja të zgjidh problemet tuaja kryesore.

Të gjitha investimet që po realizohen nga Kryeministri Rama pa diskutim që do të materializohen në të tjera investime, me qëllim që të rritet standardi i jetesës edhe në zonën tuaj. Ju jeni të vetëdijshëm që nëse do të krahasojmë Partinë Demokratike me Partinë Socialiste, PD-ja e ka vërtetuar që jo vetëm nuk do t’ja dijë për zonat rurale por la në mjerim e në harresë edhe qytetin e Vlorës.

Që të vijojmë punët e nisura ju duhet të mendoni në radhë të parë për veten dhe për fëmijët tuaj. Mbështetja ndaj Partisë Socialiste është siguri për të ardhmen e fëmijëve tuaj”, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri foli dhe për projektet infrastrukturore ndërsa tha se “projekti i paraqitur nga nënkryetari i bashkisë për rikualifikim të aksit rrugor që nis nga Bunavia e del në Llakatund duke e lidhur zonën me rrugën nacionale, do të jetë investimi prioritar për mandatin e tretë qeverisës, i cili jo vetëm do të lehtësojë juve në përditshmërinë tuaj, por do t’i japë potencial zhvillimi zonës.

Ashtu siç i dhamë zgjidhje problemeve të energjisë elektrike për instalimit të rrjetit elektrik në këtë mandat të tretë do të fokusohemi në rehabilitimin infrastrukturor të zonës.

Këto nuk janë premtime, pasi ndryshe nga kundërshtarët tanë politik, ne e kemi faktuar me punë konkrete se gjithçka që premtojmë e bëjmë realitet”. Gjiknuri tha se në 8 vite të Partisë Demokratike u bënë vetëm 2700 legalizime ndërsa në qeverisjen e Partisë Socialiste janë rreth 16,000 legalizime dhe dokumente pronësie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME