Categories Lajme

Gjiknuri prezanton Manjën si drejtues politik të PS-së të qarkut Dibër

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri po vijon turin e prezantimit të drejtuesve politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Gjiknuri zhvilloi një takim me strukturat në Dibër, ku prezantoi Ulsi Manjën si drejtues politik të këtij qarku.

“Ulsiu e njeh shumë mirë zonën. Si drejtues politik ai ka funksionin kyç për çuarjen e Qarkut drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Jam i bindur që me pjekurinë e tij do dijë të harmonizojë të gjithe komponentët në rrugën e duhur”, tha Gjiknuri.

Ai theksoi se përfundimi i regjistrit të anëtarësisë së Partisë Socialiste dhe riorganizimi i çdo organizate socialiste janë dy detyrat thelbësore. Gjithashtu, Gjiknuri falenderoi Dionis Imerajn për punën e bërë si drejtues i qarkut të Dibrës.

Drejtuesi politik i qarkut, Ulsi Manja tha se kthehet pas 5 vjetësh në Dibër, me më shumë përvojë dhe me më shumë beteja elektorale të kaluara, duke gërshetuar, shpirtin, eksperiencën dhe përvojën.

“Jam i bindur që do bëjmë punë të mira. Duhet të jemi të gjithë bashkë”, tha ai.

Sekretari Organizativ, Blendi Klosi theksoi se Partia Socialiste i ka të gjithë shanset të fitojë të katër bashkitë e qarkut Dibër në zgjedhjet vendore. “Në këtë moment që shikon këtë grupim në këtë sallë kupton që kemi të gjitha shanset për të fituar të 4 bashkitë. Të gjithë në këtë sallë jemi mjaftueshëm të pjekur, të ndërgjegjshëm sesi mund të fitojmë”, tha Klosi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME