Categories Lajme

Gjiknuri prezanton Spiropalin si drejtuese politike: S’është tragjedi që s’u fitua Shkodra. S’duam të dominojmë çdo kënd, por…!

“Nuk është tragjedi që nuk fitohet Shkodra”! Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat, së bashku me Elisa Spiropalin, e cila u prezantua drejtuese politike e këtij qarku.

I pyetur nga gazetarët se çfarë nuk shkon më socialistët e Shkodrës, Gjiknuri u shpreh se si forcë politike përpiqen që të bëjnë më të mirën, në mënyrë që Shkodra të drejtohet nga një socialist, por theksoi se në fund e vendosin qytetarët dhe nuk është “tragjedi që të mos fitohet Shkodra”.

Pyetje: Çfarë nuk shkon me PS në shkoder?

Gjiknuri: Jeta na mëson që njeriu duhet të vazhdojë të përpiqet të bëjë më të mirën, derisa qytetarët e Shkodrës ta kuptojnë që do të ishte më mirë për ta që të drejtohej nga një kryebashkiak socialist. Por në fund të fundit njerëzit bëjnë zgjedhjen e tyre, ne nuk duam të dominojmë çdo kënd.

E rëndësishme është që PS të paraqesë alternativën e saj që ne besojmë është më e mira, por në fund e gjykojnë qytetarët. Nuk është tragjedi që nuk u fitua Shkodra, fatkeqësisht nuk më vjen mirë sepse mund të ishte më mirë për qytetarët e Shkodrës që të drejtohej nga socialistët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME