Categories Lajme

Gjiknuri: Të mbarojë rezultati dhe përcaktojmë sa ballë është tërmeti

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri është i qetë se PS do të vijojë të ruajë objektivin bazë të të 2017, atë të 8 mandateve. Në një intervistë për Ora News, Gjiknuri pranon se PD ka rritje por …

“Ka një rritje të PD-së në kurriz të LSI-së dhe mendojmë se nëse do të thellohet mjaftueshëm rezultati për pjesën e mbetur të qendrave ne prapë mund të shkojmë afër mandatit 9.

Në të kundërt ne jemi brenda objektivit bazë që ka qenë ruajtja e rezultatit të 2017 në vetvete një rezultat shumë i thellë. Sa I takon procesit të numërimit ai po ecën i ngadaltë por pozitivja është se nuk ka kontestime.

“Me pjesën e mbetur të kutive pritet një thellim i rezultatit të PS-së konfirmojnë sondazhin që PS ruan thellësinë e rezultatit në Vlorë.” Gjiknuri ka dhe një reagim për deklaratën e Luan Ramës se kutitë e mbetura janë bastion i LSI-së e PD? |Mjafton tu referoheni statistikave për kutitë e mbetura dhe mund të shuani këtë kërshëri” tha Gjiknuri

A do të jetë fitore me lëkundje sizmike me 8 mandate, apo do synoni të 9-tin? “Të mbarojë rezultati dhe përcaktojmë sa ballë është” përgigjet Gjiknuri me batutë. Deri tani në qarkun Vlorë kur janë numëruar 248 kuti nga 445 janë:

PS 31 063 vota PD 17 353 vota LSI 3 461 vota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME