Categories Lajme

Gjiknuri vizitë në Greqi: Projekte të përbashkëta për bujqësinë në qarkun e Elbasanit

Projektet e përbashkëta për bujqësinë midis bashkive të Qarkut të Elbasanit dhe atyre të rajonit të Imathisë në Greqi ishin në fokus të takimeve që Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh drejtues politik i qarkut zhvilloi në Greqi.

Në vizitën e tij në Greqi, Gjiknuri u takua me zv/Prefektin e rajonit Administrativ të Maqedonisë Qendrore dhe Prefekt i Qarkut të Imathisë, Kostandinos Kalaixidhis, Kryetarin e Bashkisë së Verias Kostandinos Voriazidhis, si dhe zv / Kryetaren e Bashkisë së Nauses znj. Dhora Baltaxidhu.

Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri shkruan: “Projektet e përbashkëta për bujqësinë midis bashkive të Qarkut të Elbasanit dhe atyre të rajonit të Imathisë në Greqi ishin thelbi i takimeve produktive që realizova.

Prej kohësh, shumë bashkëatdhetarë me origjinë nga Qarku i Elbasanit jetojnë dhe punojnë në këtë zonë ku jo vetëm janë mikpritur e tashmë integruar, por janë ata që po shërbejnë si ura ndërlidhëse me synim thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve tona. Optimist për rezultatin pozitiv që do të japë në këtë drejtim edhe binjakëzimi i Bashkisë së Verias me atë të Belshit që e ka gjithë potencialin për të qenë shembull suksesi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME