Categories Lajme

Gjiknuri: viziton bizneset në rajonet nr.1 dhe 5 , Vota për PS mundëson vazhdimin e investimeve në Vlorë

Gjiknuri viziton bizneset në rajonet nr.1 dhe 5 në Vlorë .

Gjiknuri: Dilni masivisht në votime që të garantoni fitoren e thellë .

Gjiknuri: Vota për PS mundëson vazhdimin e investimeve në Vlorë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi takim me banorë duke vizituar bizneset që operojnë në Rajonet 1 dhe 5, rajone të cilat do të përfaqësohen në parlament nga Gjiknuri .

Në bashkëbisedimin me banorët ,drejtuesi politik i Partisë Socialiste, pasi dëgjoi kërkesat dhe shqetësimet e banorëve i garantoi ata se, zgjodhi të përfaqësojë këto zona pikërisht për të kërkuar më shumë investime infrastrukturore për Rajonet 1 dhe 5, ndërsa garantoi se do të jetë një zë i fuqishëm për të zgjidhur të gjitha shqetësimet e banorëve të këtyre zonave, duke theksuar se mandatii i tretë i Partisë Socialiste është për të vijuar më tej gjithçka të nisur e për të mos lënë në mes projektet madhore që kanë nisur të implementohen në qytet e shumë të tjera që janë parashikuar për Vlorën.

Duke u ndalur më konkretisht në kërkesat e banorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve që operojnë në rajonet 1 dhe 5 Gjiknuri theksoi se mandati i tretë është pikërisht për të realizuar rikualifikimit urban në brendësi të lagjeve të këtyre rajoneve por dhe në të gjithë qytetin ndërsa i garantoi bizneset se ashtu siç e ka faktuar me programe konkrete, qeveria socialiste do të vijojë të tregojë vëmendje të veçantë ndaj biznesit të vogël duke e lehtësuar punën e tyre.

Gjiknuri i ftoi banorët e rajonit 1 dhe 5 në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, që do të zhvillohet ditën e premte, në 23 pril, ora 18.00, në zonën e Lungomares, me prezencën e kryeministrit Edi Rama, duke pohuar se pjesëmarrja dhe mbështetja masive ndaj Partisë Socialiste është e vetmja garanci për ta vijuar progresin e nisur prej 8 viteve duke i vërtetuar në këtë mënyrë pretendentëve që si lidh asgjë më Vlorën se, vlonjatët janë pro zhvillimit të qytetit për një të ardhme më të mirë të fëmijëve të tyre.

Damian Gjiknuri, në cilsinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për qarkun Vlorë por dhe si kandidat për deputet i Rajonit 1 dhe 5 kërkoi mbështetjen e banorëve të këtyre zonave në zgjedhjet e 25 prillit duke votuar vetëm një numër, nr 12, Partinë Socialiste, të vetmen alternative që mendon e punon për njerëzit, me qëllimin e vetëm për të vazhduar më tej transformimin rrënjësor të Vlorës.

Banorët dhe përfaqësuesit e bizneseve që operojnë në Rajonin 1 dhe 5 i shprehën Gjiknurit entuziazmin se gjithçka e nisur do të vijojë në këtë mandate të tretë qeverisës që, sipas banorëve do të fitohet masivisht, pasi në 25 prill vlonjatët do t’i drejtohen kutive të votimit me vendosmërinë për të votuar vetëm një numër, numrin 12, Partinë Socialiste, e vetmja forcë politike e cila e ka treguar me fakte se çdo premtim të dhënë e bënë realitet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e trefishtë në lagjen “Aeroporti i Vjetër”, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ “Zemra e mamit, deri ku je?”, nëna e mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orëve në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur dy ditë më parë e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jetë luksi në hotele me katër yje dhe shpërndarje kokaine me skuter elektrik! Arrestohet ‘turisti’ shqiptar në Itali

Jetonte në hotel me 4 yje dhe shpërndante drogë me skuter në bregdetin e Italisë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME