Categories Lajme

Gjiknuri zbulon “të pathënat” e emërimeve në Shkodër

Mbledhja e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri me strukturat e PS Shkodër u raportua se është shoqëruar me debate të ashpra. Sipas raportimeve u tha se në fokus së kësaj mbledhje ka qenë edhe hapësira që i është lënë në punësime e emërime drejtorësh, partisë PSD të Tom Doshit i cili mori dy deputetë në këtë qark në zgjedhjet parlamentare. I ftuar në “Radarin Informativ”, Damian Gjiknuri ka mohuar që PS të ketë një marrëveshje me PSD, megjithëse pranon se në Shkodër ka pasur pretendime për emërimet dhe punësimet në poste të rëndësishme.

Të them të drejtën ka pasur spekulime. Jo të gjitha janë thënë në sallë ka qenë një debat për riorganizimin. Ka pasur edhe shqetësime. Por PS nuk ka marrëveshje politike me PSD. Kjo parti ka hyrë me deputetë të saj në Kuvend.

Nuk ka marrëveshje koalicioni. Mund të ketë pretendime sepse ka peshë në Shkodër. Por partitë politike nuk janë për të diskutuar se si do ndahen drejtorët. Ka pasur edhe pretendime dhe ne nuk kemi marrëveshje me PSD.” tha Gjiknuri. “Marrëveshje nuk ka. Është e drejta e tyre pse mbështesin qeverinë. Duhet të pyesni PSD. Po e them zyrtarisht nuk kemi marrëveshje me PSD.” tha më tej Gjiknuri./ABC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME