Categories Lajme

Gjilan, Presidenti Meta në familjen e vëllezërve Abazi: Do të jemi gjithmonë pranë jush

Presideni i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë një vizite zyrtare në Kosovë, ndaloi edhe në Gjilan, ku shkoi për ngushëllim në familjen Abazi. Kjo familje humbi 2 djemtë gjatë tërmetit tragjik më 26 nëntor. Pas shprehjes së ngushëllimeve të atit dhe familjarëve të tjerë, Kreu i Shtetit tha se do të jetë gjithmonë pranë familjes Abazi. ”Sot në Gjilan për t’u shprehur ngushëllimet dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi. Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi”,-shkruan në një postim Presidenti i Shqipërisë. Dy vëllezërit kishin ardhur për të punuar në qytetin e Durrësit, por nuk e dinin se ky do të ishte udhëtimi i tyre i fundit në Shqipëri. Trupat e dy vëllezërve, Shemsedin dhe Isa Abazi u nxorrën të pajetë nga rrënojat e një hoteli në qytetin bregdetar. Ata kanë lënë pas 6 fëmijë jetimë.

Mesazhi i plotë i Presidenti Meta Sot në Gjilan për t’u shprehur ngushëllimet dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi. Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë ku një 12-vjeçari shqiptar ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim tre persona

Policia e Vlorës njofton se ka shpallur në kërkim 3 persona të përfshirë në konfliktin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se përdhunoi 10-vjeçarin në Gjirokastër në prani të dy të miturve, arrestohet në Kakavijë 17-vjeçari

Është vënë në pranga në Kakavijë 17-vjeçari i cili u arratis drejt Greqisë pasi abuzoi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 29-vjeçari në Vlorë! Më parë kishte dhunuar vëllain

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës teksa gjatë një kontrolli në një ambient…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Pas shpërthimit të luftës në Iran më 28 shkurt, mbi 5,000 fluturime u anuluan në…

LEXO ME SHUME