Një zjarr ka rënë sot pasdite pranë ish-depove të municioneve ushtarake të Divizionit “Labëria” në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës.
Zjarri po përparon frikshëm në pjesën e kodrës por deri më tani nuk rrezikon shtëpitë e fshatit. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm pasi është vendosur në dy vende të ndryshme. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve./ABC
