Categories Lajme

Gjirokastër, Ka akoma famijle në shqipëri që ushqehen me ujë dhe sheqer

Në familjen e Anxhelës nuk ka vend për ëndrra apo dëshira të mëdha. Çdo ditë ka kërkuar vetëm ushqim të bollshëm, por këtë fundvit do të ndihet si bashkmoshatarët dhe dhuratë kërkon një lodër.

8 vjeçarja nuk është ulur ndonjëherë në bangat e shkollës, pasi nëna e saj e ka të pamundur ta arsimoj.

Vajza: Dua të shkoj në shkollë, por nuk më lë mami.

Nëna, Silvana është në pritje të fëmijës së katërt, të cilin po e pret me lot dhe jo gëzim për shkak të kushteve që do t`i ofrojë kur ta sjellë në jetë.

Nëna: Ndonjëherë pa ngrënë. Vetëm ujë me sheqer.

I vetmi që punon edhe pse moshën e punës ende nuk e ka arritur është djali 14 vjeçar. Punon në një lavazh dhe fitimin ia dorëzon nënës për t`i mbajtur frymën gjallë familjes.

Nëna: Për mua e vështirë të rrisësh fëmijën me një krah të djalit 14 vjeç, është e vështirë.

Të braktisur nga babi muaj më parë, fëmijët e familjes Sheme kërkojnë solidaritet nga çdokush që mund t`i ndihmojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U merrnin nga 2500 euro, arrestohen 3 persona për trafik emigrantësh

Policia ka vënë në pranga tre persona të përfshirë në trafikun e emigrantëve nga vendet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu i SPAK paralajmëron: Do të godasim çdo funksionar që lidhet me krimin e organizuar

Drejtuesi i Strukturës së Posaçmë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Klodjan Braho ka reaguar…

LEXO ME SHUME