Categories Lajme

U merrnin nga 2500 euro, arrestohen 3 persona për trafik emigrantësh

Policia ka vënë në pranga tre persona të përfshirë në trafikun e emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të operacioneve të vazhdueshme kundër veprimtarive kriminale në këtë fushë, policia arrestoi Hysni Stërmungu, 28 vjeç, Helidon Dhima, 43 vjeç, Hassan Mobin, 28 vjeç.

Shtetasit Hysni Stërmungu dhe Helidon Dhima u kapën në flagrancë te rrethrrotullimi i Rinas, duke transportuar me një automjet pesë emigrantë. Ata kishin premtuar transportimin drejt Italisë kundrejt pagesës 2,500 euro për person.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi Hassan Mobin merrej me organizimin dhe grumbullimin e emigrantëve përpara transportit.

Njoftimi

Arrestohen 2 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, kundrejt pagesës.

Në pranga dhe një shtetas i huaj, i cili merrej me organizimin dhe grumbullimin e emigrantëve.

Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Tiranë goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit:

H. S., 28 vjeç, H. Dh., 43 vjeç dhe H. M., 28 vjeç.

Shtetasit H. S. dhe H. Dh. janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, te rrethrrotullimi i Rinasit, duke transportuar me një automjet 5 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 2500 euro secilit, iu kishin premtuar transportimin me destinacion final shtetin italian.

Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se shtetasi H. M. merrej me organizimin dhe grumbullimin e emigrantëve.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME