Categories Lajme

Gjirokastër: Lumi Drino mbulohet nga mbetjet

Dikur ujërat e lumit Drino në Gjirokastër shfrytëzoheshin nga banorët për tu larë apo për peshkim ndërsa prej vitesh aty derdhen ujërat e zeza. Ndotja dhe aroma kundërmuese janë kthyer në shqetësim për banorët ndaj ata kërkojnë ndihmën e autoriteteve për t’i dhënë zgjidhje situatës.

”Bashkia duhet të marrë masa. Ju e shihni vetë, është pisllëk nga të gjitha anët.” Sikur të mos mjaftonte kjo, mbetjet urbane hidhen përgjatë brigjeve të këtij lumi duke e rënduar akoma më shumë situatën për banorët e kësaj zone. Jashtë kamerave specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik pohojnë se shkalla e ndotjes mjedisore përgjatë shtratit të lumit Drino vazhdon të jetë shumë herë më e lartë se normat e lejuara.

Nga ana tjetër ata theksojnë se larja e banorëve në këto ujëra mund t’u shkaktojë infeksione të rënda. Institucionet në Gjirokastër për mirëmbajtjen dhe pastrimin e shtratit të këtij lumi ia hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës duke mos marrë kështu asnjë mase në terren.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME