Categories Lajme

GJKKO liron nga burgu partneren e Laert Haxhiut

GJKKO ka liruar nga qelia Klea Gjatën, partnere e autorit të masakres së Lushnjës, Laert Haxhiu.

Vizion Plus mëson se GJKKO zëvendësoi masën e sigurisë nga arrest me burg, në ndalim dalje jashtë shtetit. Klea Gjata u arrestua në saj të deklaratave të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani që çoi pas hekurave 12 persona.

Artan Tafani rrëfeu me dhjetra ngjarje kriminale dhe zbardhi 6 vrasje, të gjitha këto të kryera nga grupi i Laert Haxhiut.

Kujtojmë se 3 ditë më parë u shty  seanca gjyqësore  për Laert Haxhiun, i akuzuar për masakrën e Lushnjës, ngjarjë e ndodhur në shtator të vitit 2017.

Shkak për shtyrjen e seancës ishte bërë  mungesa e prokurores së Posaçme, Doloreza Musabelli.  Seanca e radhës do të mbahet më 29 mars, ora 15:00.

Laert Haxhiu, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rival i Aldo Bares është arrestuar nga policia greke me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

31-vjeçari, i lindur në Lushnjë, u arrestua në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Në 2017, në Lushnje u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME