Categories Lajme

Gjobitet me 10 milionë lekë kryebashkiaku socialist, shkeli rregullat anti covid

Policia ka gjobitur kryebashkiakun e Skraparit, i cili akuzohet për organizim të paligjshëm në kohë pandemie, duke kundërshtuar masat kufizuese. Sipas policisë, kryetari i bashkisë Adriatik Memaj është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona në kundërshtim me masat anti-Covid.

“Shërbimet e Policisë Skrapar kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin A.M. zyrtar vendor, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME