Categories Lajme

Gjobë 5 milion lekë për qytetarin, po riparonte banesën e shkatërruar nga tërmeti

Gjobë 5 milionë të vjetra sepse ndërhyri për të riparuar banesën e tij të dëmtuar nga tërmeti.  Kjo ka qenë masa që shteti shqiptar i ka dhënë Ismet Shetajt, kryefamiljarit i cili kalon ditët dhe netët në çadër dhe në të ftohtë bashkë me 11 anëtarët e tjerë të familjes së tij, mes tyre edhe 4 nipërit e mitur.

Situata tragjikomike është shënuar në fshatin Shetaj të Durrësit.   Ismeti rrëfen për Syri Tv se, banesa e ndërtuar që në vitin 1985 iu dëmtua që prej tërmetit të 21 shtatorit, e përmes një dokumenti kreu i njësisë administrative deklaronte se banesa duhej riparuar. Tullat e lidhura me baltë dhe banesa pa kolona rrezikonte jetën e familjes Shetaj…

Në kushtet kur askush nuk mori përsipër riparimin e banesës, Ismeti nisi të ndërhyjë përmes ndërtimit të kolonave, për  të bërë shtëpi më të sigurtë për familjen e tij. Por kjo i solli problemin e rradhës, gjobën 5 milionë lekëshe dhe një urdhër gjykate se shtëpia duhet të shembet. Por gjoba ka ardhur në emrin e djalit të tij Florjanit….
Tërmeti I 26 nëntorit e bëri edhe më të keqe situatën për 12 anetarët e familjes Shetaj. Ata deklarojnë se janë të harruar nga shteti, e se jetojnë me shumë vështirësi në çadër, në këto ditë të ftohta dimri.

Ismeti pretendon se e gjitha është një hakmarrje personale e inspektorit të zonës së INUK, Ardian Halili. Ndërsa shprehet i vendosur në ndërtimin e shtëpisë, edhe nëse I duhet të përfundojë në burg… Ismet Shetaj apelon për ndihmë pasi kushtet financiare të kësaj familjeje janë tepër të këqija, çka ja vështirëson përfundimin e shpejtë të banesës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME