Categories Lajme

Gjobitet Call Center-i dhe një lokal

Policia e Durrës ka gjobitur dy subjekte ditën e sotme. Subjekti i parë është një Call Center dhe është dënuar me 700 000 lekë.

Ndërsa një lokal është dënuar me 100 000 lekë.

Ndëshkohen me masë administrative, administratori i një call center-i dhe i një lokali

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, nga ana e Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, gjatë kontrollit të qytetit, për zbatimin e Telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit me Nr. 1952 Prot., datë 10.03.2020 për “Moslejimin e grumbullimeve në ambientet e hapura dhe të mbyllura”, si dhe aktit normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, gjatë ditës të sotme janë konstatuar subjektet si më poshtë:

Subjekti call center, në lagjen nr. 1, Durrës, me përfaqësuese të autorizuar shtetasen M. Z. Pas kontrollit në ambientet e brendshme të këtij subjekti u konstatua se punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Ky subjekt ka marrë masën administrative 700 000 lekë.
Lokali nën administrimin e shtetases Sh. A., 51 vjeçe, me emërtimin “Bar-kafe”, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.
Policia u bën thirrje qytetarëve t’u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME