Categories Lajme

Gjoja kërkojnë dashurinë, ja si konkurrentët e ‘Për’Puthen’ po bëjnë miliona

Shumë konkurrentë të emisionit “Për’puthen” kanë bërë lojëra shpërblyese, dhe duke marrë një popullaritet të madh të ndjékësve në rrjete sociale, e që këtë gjë e kanë kthyer në biznes. Çmimi që të bëheni pjesë e këtyre lojërave shpërblyese është mbi 500 euro, ndërsa reklamimet e ndryshme për biznese sillen mbi 200 euro deri në 1500 euro. Në këtë çmim hyjnë postimet njëherë në ditë, disa herë në javë. E që ky çmim ndryshon varësisht nga kërkesa e konkurrentëve.

Së fundmi, produksioni i “Për’Puthen”, ka krijuar një aplikacion që ka një parapagesë prej 3.99 ‎€ në muaj dhe në të shfaqen intervista, video, fotografi nga prapaskenat e emisionit dhe ngjarjeve të ndryshme, raporton Express. Emisioni i dashurisë që për qellim ka të njoftoj të rinjtë shqiptarë së bashku dhe të përfundojnë në çifte. E që tani është duke u zhvilluar sezoni i dytë i këtij programi, e në sezon të parë si çift nga emisioni doli Ina dhe Geri, por që më pas dyshja u ndan.  Ndërsa të tjerët vazhduan njohjen jashtë programit.

Në sezonin e dytë, çifti i parë ishte ai i Andit me Tean, por se kjo e fundit pas daljes së emisionit njoftoi që ishte në lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin. Emisioni ka vazhduar duke marrë klikime të shumta, që shpeshherë është akuzuar se i gjithë programi është me skenar i përgatitur dhe e gjitha është vetëm për biznes.

Pasi gjatë këtij sezoni në media kanë qarkulluar shumë skandale të ndryshme, që nga fotografitë e Anës me Arjon Lulin, çifti Tea – Andi e që doli të jetë në lidhje me Beartin, akuzat për një lidhje të mundshme të Andit me Melisën, njohja e konkurrentëve edhe nga jashtë. Tea në aplikacionin që kanë hapur me pagesë tregoi rreth ndarjes së saj nga Bearti, ku ndër të tjera tregoi edhe për marrëdhënien me Andin. Tani ky i fundit përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram” kërkon të rritet faqja e tij në “Facebook” që të tregoje historinë e tij.

Vlen të theksohet se i vetmi nga konkurrentët që nuk e ka parë famën si opsion për t’u pasuruar është konkurrenti nga Kërçova e Maqedonisë, Arsim Abduli. Arsimi, i cili jeton në Zvicër u ofroi të gjithëve promovim falas, duke mos marr as edhe një cent për publikimet e bizneseve në faqen e tij – ndryshe nga të tjerët që me sa duket thjesht po shfrytëzojnë famën “e përkohshme”, për t’u pasuruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME