Categories Lajme

“Gjuha shqipe të futet në çdo nivel të arsimit”- Rama rendit faktorët e kërcënimit: Libri po bëhet i huaj!

Në Tiranë po mbahet Kongresi Kombëtar i Arsimit. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama, tha se sfidat e arsimit cilësor duhet të jenë në fokus të Shqipërisë.

I pari i qeverisë thekson se Kongresi Kombëtar i Arsimit bashkon në një hapësirë diskutimi shumë aktorë në fushën e arsimit, përfshirë arsimin parauniversitar, arsimin e lartë, kërkimin shkencor, agjenci, partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe donatorë në fushën e arsimit

Sipas Ramës, Kërcënimi ndaj gjuhës është një kërcënim i madh dhe çdo ditë që kalon e rrit këtë kërcënim. Ai ka shtuar se forcat që kërcënojnë gjuhën, janë në dukshmëri të pathyeshme.

Rama theksoi se gjuha shqipe ka ardhur koha që të futet në çdo nivel.

“Ka kaluar një shekull nga Kongresi i Manastirirt. Ne jemi këtu në një kongres që është shumë modest për nga pesha, sesa kongresi i Manastitir, por që në thelbin e vet, ka të njëjtin shqetësim.

Pra Përparimin e Kombit Shqiptar. Mësimi i Shqipes dhe arsimi ishte mjeti më i fuqishëm për të fituar pavarësinë. Ndërsa sot mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi i me standardet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësi dhe prosperitet. Po nga se do e mbrojmë gjuhën shqipe. Përgjigja është shumë e thjeshtë.”

“Është konsum marramendës për të komunikuar. Dhe distanca është zeruar.

Besoj që na takon të gjejmë mënyra dhe kërkojmë përmes një dialogu të gjerë mes nesh, rrugë për të forcuar pozicionin e gjuhës shqipe në këtë kaos gjuhësor dhe komunikativ që është përfshirë gjithë bota dhe padyshim që edhe ne jemi thellësisht të përfshirë.” u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, 9…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pse po braktiset Ballkani? Faktorët që po nxisin largimin e të rinjve nga rajoni

Mario (30), Mijat (29) dhe Matija (22) duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Njëri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Devoll/ Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, përmbys orenditë brenda objektit

Një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë në fshatin Dobërgorë të Devollit, një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME