Categories Lajme

Gjykata cakton masën e sigurisë, burg për gjyqtaren Hoxha dhe mjekun Edvin Prifti

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për mjekun e QSUT, Edvin Prifti, duke e ndryshuar masën e sigurisë, që fillimisht ishte “pezullim nga detyra”.

Në vendimin e kësaj të shtune trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin arrest me burg edhe për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, avokatin Aldo Tabaku dhe të arrestuarit e tjerë.

Masa e sigurisë arrest me burg është dhënë për shtetasit; Manulema Mallakuci, Shkeqlim Korbi, Saimir Petani, Bledar Petani, Altin Skenderaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj  dhe Isuf Tanuzi.

Kujtojmë se para marrjes së këtij vendimi, mjeku Edvin Prifti deklaroi se vetë kryeministri mund të ketë urdhëruar arrestimin e tij, duke qenë se Rama e konsideroi si “mjekun e arrestuar” publikisht, përpara se të merrej ky vendim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME