Categories Lajme

Gjykata e Apelit dha “arrest me bu.rg”, Tirja ankohet nga gjykata: Nuk kam para

Gjyakata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg Tire Alldërvishi pas skandalit te “Shefqet Ndroqi” ku ajo mashtroi familjarët e një pacienti të infektuar me Covid-19 duke i marrë 8 milionë lekë të vjetra. Tire Alldërvishi u shpreh para gjyakatës se ajo është e prekur nga Covid-19 dhe nuk para. Ajo shton se e kërkon lirimin nga burgu sepse nuk ka asnjë mundësi për të prishur provat.

“Vuaj nga Covid-19. Nuk kam para. Nuk kam asnjë mundësi të prish provat,” mësohet të jetë shprehur Alldërvishi para trupës gjykuese. Denoncimin e bëri vajza e pacientës, e cila fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte betejën me Covid-19, në emisionin STOP, ku tregoi se Tire Alldërvishi i ishte prezantuar si infermiere e spitalit Covid 2 (Shefqet Ndroqi).

Sipas denoncimit, Alldërvishi ia kishte marrë paratë për t’i ndarë me mjekë dhe infermierë të tjerë në mënyrë që të kujdesishin më mirë për nënën e saj, por në të vërtetë e kishin lënë në kushte tepër të vështira. Alldërvishi u arrestua një ditë pas denoncimit dhe Gjykata e Tiranës e la në burg. E akuzuara apeloi vendimin, por Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin “Arrest me burg”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME