Categories Lajme

Gjykata e Apelit merr vendimin e formës së prerë, rikthen në detyrë mjekun e QSUT

Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë mjekut Petrit Vargu dhe ka marrë vendimin e formës së prerë për rikthimin e tij në detyrë, pasi u shkarkua disa muaj më parë. Lajmin e ka bërë vetë me dije mjeku në një postim në rrjetet sociale, ku thotë se drejtoria e QSUT do e kompensojë financiarisht.

Postimi i mjekut: Të nderuar miq ! Se shpejti kthehem në punën time, në vendin ku kam studiuar e punuar (QSUT). Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë, të kthimit tim në punë dhe drejtoria e QSUT do të më kompensojë financiarisht.

Është mirë, që menaxherët e rilindjes t’i paguajnë këto lekë nga xhepi i tyre.

Shteti shqiptar nuk duhet të dëmtohet për arsyen e thjeshtë që rilindës të rastësishëm, vendosen në poste drejtuese. Rasti i përjashtimit tim nga puna, uroj të mos i ndodhë askujt që ka vendosur të jetojë në vendin e tij.

Një gjë është e qartë që këta nuk kanë as turp dhe as kurajë që të korrigjojnë vetë gabimin. Për këta turp është të kesh turp. Krenar për fitoren e thellë, përqafoj të gjithë dashamirësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se kthyen magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet pronari dhe drejtori i OSHEE në Peqin

Pronari i një magazinë që përdorej për kultivimin e drogës është arrestuar së bashku me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babai plagos të bijën dhe vret veten/ Vajza në prag divorci, çfarë e shkaktoi tragjedinë në Lushnje

Lushnja u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë kur babai Behar Musaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tre vëllezër në banesë, kush ishte “shënjestër” e tritolit në Fushë Krujë?

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistruar mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi i rëndë/ Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) të shtunën në Vlorë

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, shoferja në gjendje kritike

Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo. Mësohet se një…

LEXO ME SHUME