Categories Lajme

Gjykata e Posaçme dënon me 15 vite burg Domart Konjarin

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dënuar Domart Konjarin me 15 vite heqje lirie. Konjari akuzohet për veprat penale “trafik droge’, “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “pastrim parash”, “falsifikim dokumentesh” dhe “tentativë për të korruptuar policinë”. Konjari u arrestua në nëntor të 2015, në pikën kufitare të Kapshticës me pasaporte të falsifikuar. Por ai u lirua 5 muaj më vonë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për mangësi në dokumentacion.

Togat e zeza i ndryshuan masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”. Asokohe reagoi ashpër ndaj drejtësisë shqiptare ambasada franceze, në Tirane, pasi ky shtetas kishte llogari te hapura edhe me drejtesinë në Francë. Kjo e detyroi ministrin e drejtësisë së kohës Ylli Manjani që të kërkonte ndjesë për vendimin e gjykatës së Apelit. Prokuroria atë kohë i kishte bërë rekurs vendimit te apelit, por gjykata e Lartë e rrëzoi duke i dhënë të drejtë shkalles se dytë të Krimeve të Rënda.

Sipas prokurorisë, Domart Konjari bashkëpunonte me francezë, spanjollë dhe marokenë në trafikun e kokainës. Domart Konjari akuzohet për 7 episode trafiku në shtetin francez përgjatë viteve 2011-2013. Por prokuroria ka dyshime ende të pafaktuara që ai mund të ketë kryer trafik droge edhe pas këtyre viteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME