Categories Lajme

Gjykata e Sarandës kthen në qeli të riun problematik

Një 21-vjecar është kthyer në problematik për patrullat e policisë së Sarandës, pasi brenda dy vitesh është arrestuar tre herë, duke drejtuar mjete pa patentë, ndërkohë që herën e katërt është arrestuar në Gjirokastër në kundërshtim me masën “Arrest në shtëpi” që rëndonte mbi të, madje brenda një mjeti që u gjet një sasi e vogël droge.

Per Luan Shehun, 21-vjec, Gjyqtari Fatmir Ndreu vendosi kete te marten dergimin e tij ne paraburgim me masen “Arrest ne burg” per tre akuza, “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe “largimi i të b urgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shehu u kap nga Policia e Gjirokastres, teksa gjendej në territorin e fshatit Derviçan, në prani edhe të disa personave të tjerë, në brendësi të një automjeti, në të cilin është gjetur lëndë e dyshuar si l ëndë n arkotike.

Gjate kontrollit te tij, policia zbuloi se ndaj Luan Shehut rendonte masa e sigurise “Arrest ne shtepi”, vendosur nga Gjykata e Apelit Gjirokaster ne 2 nentor, e cila kishte revokuar masen “Arrest ne burg” qe Gjykata e Sarandes kishte vendosur ndaj tij per ngjarjen e dates 11.10.2021 kur eshte kapur ne lagjen ne. 4 Sarande duke drejtuar mjetin “Peugeot” AA989FG pa patente dhe gjate thirrjes se policise ka hapur deren per t’u larguar por qe eshte neutralizuar me pas.

Pasi ndalimit ne Gjirokaster per thyerjen e mases “Arrest ne shtepi”, Shehu u transferua ne Sarande, ku edhe me nje akuze te trete, ate “largim i te burgosurit nga vendi i qendrimit” ai doli ne Gjykate per nje mase te re sigurie. Gjyqtari Fatmir Ndreu e la ate ne “Arrest ne b urg” edhe per shkakun se ai ka qene edhe dy here te tjera i denuar per “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt”, konkretisht me 25.06.2020 dhe 28.09.2020.

Avokati Gjergj Imeraj parashtroi se nuk duhet pranuar kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, madje të zëvendësohet masa aktuale e “arrestit në shtëpi” me atë të “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore” në konsideratë të rrethanave familjare të personit nën hetim, pasi ka dy prindër të paralizuar dhe nuk ka njeri të kujdeset për ta, por kjo nuk u pranua nga Gjykata e cila pranoi kerkesen e prokurorit duke caktuar “Arrest ne burg” ndaj 21-vjecarit Luan Shehu.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME