Categories Lajme

Gjykata e Vlorës jep vendimin për ish-kreun e Hipotekës, Iu gjetën 65 mijë euro

Ish-kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci ka dalë ditën e sotme para gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë. Troçi u ar restua 2 ditë më parë pasi akuzohet si pjesë e grupit të falsifikimit të dokumenteve të pronave në Himarë dhe Dhërmi dhe njëkohësisht dyshohet si një ndër organizatorët kryesor të grabitjes së dosjeve të qarkut e inskenuar nga ky grup pak ditë më parë. Gjatë kontrollit në shtëpin e Trocit policia gjeti edhe një shuke parash prej 65 mijë eurosh.

‘Historia’ me falsifikimin e dokumenteve të pronave në Dhërmi e Himarë vijonte prej 3 vitesh ku jan përfshir Klodian Troci drejtori i administrimit te tokave në Vlorë Bardhyl Gjika, specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave Kreshnik Mino dhe 51-vjeçarin Spiro Duni banorë i Himarës. Personat kanë bashkpunuar me njëri tjetrin në skemë të tjetërsimit të dokumenteve të pronave duke falsifikuar dokumente arkivore të pronësisë.

Troci ka punuar për një periudhë gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e pronave në Qarkun e Vlorës, ku më pas u zvëndësua nga Bardhyl Gjika. Sot gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Trocin.

Gjyqtar i cështjes ishte Enkel Peza ndërsa prokuror Alfred Sali. Troci akuzohet për shpërdorim i detyrës kryer në bashkpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME