Categories Lajme

Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë. Gjyshi i të ndjerës: Thellësisht i zhgënjyer nga drejtësia!

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj. Sot u mbajt seanca e fundit e një procesi trevjeçar gjyqësor ndaj grupit të pesë efektivëve, të cilët u përballën me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në seancën përfundimtare, prokurorja kërkoi dënimin e secilit prej tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg, por Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë i shpalli të gjithë të pafajshëm.

Gjyshi i së ndjerës, Ismet Avdiaj, mbajti fjalën e tij në sallën e gjyqit. Pas përfundimit të seancës, ai u shpreh se ndjehet thellësisht i zhgënjyer nga drejtësia. Sipas tij, të gjitha pretendimet që ai paraqiti gjatë procesit nuk u morën parasysh, dhe vendimi i gjykatës për të shpallur të pafajshëm efektivët e akuzuar është zhgënjyes dhe i padrejtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në plazhin e Potamit, në Himarë. Jonada Avdiaj, vetëm 7 vjeç, humbi jetën tragjikisht pasi u godit për vdekje nga një gomone e drejtuar nga polici Arjan Tase, teksa ajo po lahej në breg të detit së bashku me babain e saj. Gjykata e Vlorës e dënoi Arjan Tasen me 18 vite burg për “vrasje me dashje”, në bazë të nenit 76 të Kodit Penal. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, ai përfitoi ulje të një të tretës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 12 vite burgim.

Ndërkohë, veçmas u gjykua edhe çështja ndaj tetë efektivëve të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre. Prokuroria e Vlorës i cilësoi ata përgjegjës për mungesën e masave të sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik, çka sipas saj, kontribuoi në ngjarjen tragjike. Por më 16 korrik 2025, pas tri viteve proces gjyqësor, Gjykata e Vlorës vendosi t’i shpallë të gjithë të pafajshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME