Categories Lajme

Gjykata hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për çështjen Kacifas

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë në lidhje me mbylljen e hetimeve për vdekjen e Konstantinos Kacifas 3 vite më parë. Prokurori Julian Çafka ka kërkuar kryerjen e disa hetimeve të tjera shtesë të parashikuar nga ligji.

“Në vijim të interesimit të medias për çështjen penale për ngjarjen e datës 28.10.2018 në fshatin Bularat/Dropull, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ju informon se pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si organi kompetent, ka vendosur kthimin, duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore.

Aktualisht çështja ndodhet në fazën e përmbushjes së këtyre detyrimeve”, thuhet në vendimin e Prokurorisë. Tre vite nga ngjarja e rëndë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku Kostandin Kacifas, mbeti i vdekur me dy plumba kallashnikovi, prokuroria e Gjirokastrës ka pushuar hetimet për këtë çështje.  Prokurori ka dërguar një kërkesë në gjykatë duke kërkuar pushimin e procedimit penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME