Categories Lajme

“Gjykata ka bërë krim për herë të dytë, vendim qesharak, flet nëna: Nuk e çova që të më vinte me arkivol…

“Gjykata ka bërë krim për herë të dytë, vendim qesharak. Ne i kemi falë për gjakmarrje, me dëshirë kemi firmos që nuk do marrim gjakmarrje”.

Kështu ka thënë për emisionin “Shqipëria Live”, Remzije Garunja, nëna e 19-vjeçares Lusinda, e cila mbeti e v dekur kur makina me të cilën po udhëtonte u përplas nga një tjetër makinë.

Shoferi i makinës tip “Benz”, Behar Pema goditi nga pas makinën tip “Volswagen”, ku po udhëtonin katër vajza të reja. Nga aksidenti i tmerrshëm i 13 shkurtit të vitit 2020, humbën jetën Lusinda Garuja dhe Zheneta Qellia, 19 dhe 28 vjeçe.

Ndërkohë së fundmi Gjykata e Elbasanit dha katër vite burg për Behar Pemën, i cili aksidenti për vdekje dy vajza të reja dhe dy të tjera i la të plagosura.

Nëna e 19-vjeçares e cila kishte dalë me shoqet për të festuar, tha për mikrofonin e “Shqipëria Live” se përveçse gjykata i vrau për herë të dytë, është përballur edhe me paragjykime.

“Edhe babai i Zhenetës tha në gjykatë se na i vratë vajzat për herë të dytë. Çdo vajzë ka qejf me dalë, më jetu jetën. Kam punuar 24 orë me u bërë qejfin vajzave, mos me i çu viktima. Por njerëzit gjykojnë, çdo vajzë, 19 vjeçe ka qejf me jetu. Nuk ka një muaj që kam filluar me dalë. E çova për qejf, jo me ardhur në arkivol të ftohtë”, përfundoi me lot në sy.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME