Categories Lajme

Gjyshja 82-vjeçare e arrestuar për kotecin e pulave pa leje, ende në dyer e gjykatave

Lefkotheia Karasa, 82 vjeçe nga fshati Nartë i Vlorës po përballet me drejtësinë, nën akuzë për ndërtimin e një koteci pulash pa leje. Një ditë më parë e moshuara, u paraqit në seancën e radhës gjyqësore, si të kishte ndërtuar një pallat 10 katësh në qendër të Vlorës e jo një kotec pulash. Gjykata ka kërkuar që me datën 25 tetor të japë konkluzione për dënimin e të moshuarës Lefkotheia Karasa.

Lefkotheia Karasa jeton e vetme në një shtëpi dykatëshe në Nartë të Vlorës, ndërsa djemtë janë në emigracion. Rasti i shoqërimit të 82-vjeçares në komisariat për ndërtim pa leje, u bë publik rreth një muaj më parë, ndërsa për Report Tv me lot në sy ajo tha se e kishte gjetur halli në pronën e vet.

Para dy vitesh, tregoi ajo, i shembën kasollen e bagëtive dhe nisën ndërtimin e një kasolleje pak më të madhe me mure. Këtu lindi konflikti me fqinjën që e denoncoi në polici.

“Problemi është se më ra halli në pronën time, në tokën time që ma ka lënë vjehrri. Shtëpinë e kanë ndërtuar djemtë me punën në Greqi. Dy vite që është bërë dhe ka kushtuar shumë. Atje kishim një kasolle dhe duam ta bëjmë të madhe. Kotec për pula a ndonjë tjetër, çfarë të bëjmë duhet ajo…(ndërtesa).

Asgjë si kam prishur asaj (komshies) ajo më ka prishur mua gardhin. Erdhi policia më mori mua me forcë. A ju kanë thënë për ta prishur? JO! Ne e kemi në tokën tonë. (qan)”, tha Lefkotheia Karasa.Prokuroria ka ngritur akuzën ndërtim pa leje ndaj 81-vjecares Lefkotheia Karasa. Referuar kodit penal, “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet” dënohet me gjobë ose 1 vit burgim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME