Patti Baumgartner është një gjyshe e shqetësur për nipërit e saj, pasi makinat në lagje ecnin shumë shpejt dhe rrezikonin jetën e tyre.
Ajo dëshironte që shoferët të ngadalësonin shpejtësinë dhe vendosi të dalë në rrugë me një tharëse flokësh që dukej si radar për të penguar shoferët që ecnin me shpejtësi.
“Ka shumë njerëz që ankohen se nuk mund të ecin ose të ngasin biçikletat e tyre. As unë nuk do të ecja me biçikletë,” u shpreh ajo për mediat.
Gjyshja Patti në rrugë
Djali i Baumgartner e fotografoi gruan dhe e publikoi që të tërhiqte vëmendjen e oficerit të zonës, Noah Pesola.
Fotoja tërhoqi vëmendjen e policisë, të cilët e lanë gjyshen të vazhdonte pa e penguar.
“Unë nuk e di se si mund ta ndihmoja, përveçse t’i dhuroja asaj kapelen dhe simbolin tim,” tha oficeri Noah Pesola.