Categories Lajme

Gjysma e Italisë drejt mbylljes, java e pashkëve e gjitha në ”lockdown”

Kurba pandemike në Itali shfaqet mjaft  shqetësuese. Gjatë kësaj jave është regjistruar një rritje e dukshme e numrit të të infektuarve e të viktimave Covid. Në 24 orët e fundit janë shënuar 373 viktima e 25 653 të infektuar. Shqetësuese shfaqet në të gjithë territorin përhapja e varianteve të reja të virusit Covid 19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit publik varianti anglez i virusit është verifikuar në gati 54% të rasteve të infektimit, në 4% janë rastet e infektimit me variantin brazilian e 0.4% me atë afrikano-jugor.

Komitetit tekniko-shkencor e autoritetet shëndetësore italiane kanë rekomanduar qeverinë Draghi për shtimin e masave të reja shtrënguese kundër rrezikut pandemik. Në ora 11.00 e ditës së sotme, Kryeministri Mario Draghi ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku pritet të aprovohet drafti i masave të reja antiCovid.

Duke iu referuar të dhënave të fundit janë 12 rajone italiane që rrezikojnë të shndërrohen në zonë të kuqe për shkak të numrit të lartë të personave të infektuar në çdo 100 mijë banorë si dhe për vështirësitë e sistemit shëndetësor territorial e mungesa e shtretërve në repartet Covid e në ato të terapisë intensive.

Janë 12 rajone italiane ndër 21 që ka vendi, të cilat kanë kapërcyer koeficientin e infektimit RT 1 i konsideruar si kufiri maksimal i një niveli infektimi nën kontroll. Masat e reja të qeverisë italiane priten të hyjnë në fuqi prej ditës së hënë 15 mars e me kohë-zgjatje deri më 28 mars. Por dhe java e festës fetare të Pashkëve, pra prej datës 5 prill e për një javë rresht më pas është parashikuar të jetë në një regjim lockdown në nivel kombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME